Partia Socialiste do të mbajë 3 ditë Kongresin Zgjedhor në Pallatin e Kongresit ku do të zgjidhen edhe anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare.
Punimet e ndara në tre sesione, nisin të premten ku do të diskutohet për gratë nga ora 17 00 19 00. I pranishëm do të jetë dhe kryeministri Edi Rama.
Kulmi dhe dita më inteNsive e Kongresit është parashikuar e shtuna. Faza e parë nis nga ora 10 00 12 00, ku fillimisht do ta marrin fjalën Ministrat pastaj Kryeministri Rama. Faza e dytë nis nga ora 12 15 me dyer të mbyllura.
Pjesa kryesore e diskutimeve do të përqëndrohet tek AntiKÇK! Faza e tretë nis në orën 15 00, ku do të votohet për të zgjedhur 134 emrat e Asamblesë së re Kombëtare të PS.
Ndërkohë Kongresin do ta mbyllin të rinjtë. Të dielën është parashikuar një diskutim për ta nga ora 10 00 11 00.