Policia e Shtetit njoftoi të enjten disa nga masat e parashikuar për parandalimin e aksidenteve rrugore. Ato konsistojnë në rritjen e gjobave për drejtuesit që përdorin alkolin, bëjnë sjellje të gabuara në rrugë apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit. Por, siç kishte paralajmëruar, në ndryshimet e Kodit Rrugor do të përfshihet dhe “Testi i Idiotit” Ky test do të kryhet nga shoferët që kryejnë sjellje të gabuara në rrugë.Disa nga ndryshimet.
Ndryshimet në Kodin rrugor
“Testi i Idiotit” shtohet për shkelje të rënda të normave të sjelljes të përsëritura gjatë drejtimit të mjetetit, Policia e Shtetit detyron drejtuesin të kryejë vizitë mjekësore (test psikologu) për të dëshmuar aftësinë e tij për lejimin e mbajtjes së lejes së drejtimit.
Gjithashtu një pikat që shtohet është një shtesë në: “Drejtim i mjetit nën ndikimin e alkolit” Kur drejtuesi i mjetit konstatohet me pije alkolike nga ora 19 00 deri në 06 00, gjoba është 30% më e lartë.
Gjithashtu do të rritet edhe gjoba për drejtimin e mjetit nën efektin e alkolit, nga 5 mijë shkon në 15 mijë lekë.
E njëjta gjë ndodh edhe me përdorimine celularit në timon. Gjoba shkon nga 5 deri në 15 mijë lekë, dhe në rast se gjoba përsëritet tre herë, drejtuesit i zbriten 10 pikë nga patenta.