Ish deputeti demokrat Bardh Spahia akuzoi strukturat e ministrisë së Shëndetësisë dhe kryeministrin Edi Rama se po gënjen lidhur me masat që janë marrë për koronavirusin për përballimin e situatës për cdo skenar të mundshëm. Nga qendra Shëndetësore nr. 5 në Tiranë, Spahia u shpreh se nga biseda që kishte pasur me mjekët, këta të fundit i ishin ankuar për mungesën e masave për përballimin e situatës.
Ndodhemi në një qendër Shëndetësore, nr 5 në Tiranë, mbulon 30 mijë banorë. Konstatojmë deklaratat e kryeministrit për masat e shtuara për koronavirusin. Të njëjtat problematika edhe këtu, ka fluks dhe asnjë masë shtesë për të përballuar një pacient propablisht të prekur nga virusi. Gjatë bisedës me personelin, u ngritën të njëjtat shqetësime, mungesë pajisjesh mbrojtëse, mungesë informacione për instruktimin e personelit dhe deri te shqetësimet e tjera për përballimin
Personeli ngriti shqetësime të theksuara. Mungesë jo vetëm të maskave të duhura, por edhe të thjeshta, kirurgjikale, që kanë vështirësi mjekët ti gjejnë. Mungesën e tutave mbrojtëse. Një tjetër aspekt i rëndësishëm që u ngrit shqetësim nga personeli ishte përjashtimi i strukturës së mjekëve të sistemit parësor nga grupi i punës. Një përjashtim që reflektohet nga qendra deri në bazë, pa mbështetje dhe të abandonuar.
Një tjetër shqetësim i personelit ishte se qytetarë të ndryshëm të ardhur nga Italia dhe kishin shfaqur temperaturë pak mbi normalin kishin kërkuar të bënin tamponin dhe ishin përcjellë duke u thënë do të bëjmë një ekzaminimin të tillë nëse temperatura kalon 38 gradë. Ata thanë se përballemi me pacientë që kanë simptoma të ngjashme dhe nuk dinë, kërkuan më shumë vëmendje, ndihen të abandonuar. Jo vetëm përsa i përket vetes, por edhe masave që duhet marrë për mbrojtjen e jetës së qytetarëve” tha ai.
Duke iu përgjigjur akuzave të opozitës lidhur me karantinën, kryeministri Edi Rama u shpreh sot se në asnjë vend të botës nuk ndërtohet në zona malore, larg qendrave të banimit, gjë e cila vështirëson aksesimin e këtyre ambienteve nga pacientët. Shtëpia e pushimit të ushtarakëve në Durrës (konvaleshenca), pronë e Ministrisë së Mbrojtjes do të kthehet në karantinë në rast të mbërritjes në Shqipëri të koronavirusit
https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/144249116755181/