Presidenti Meta ka reaguar sot pas deklaratave te dy moderatoreve te emisionit Stop. Ne nje postim ne fb, Meta i falenderon qe iu bashkuan kauzes se tij. Nga Ilir Meta
E pranoj kritikën me vend të dy moderatorëve brilantë të emisionit të mirënjohur investigativ STOP, Saimirit dhe Gentit
Por bashkë me ndjesën publike për këtë falenderim paksa të vonuar por që sdo të mungonte , nuk mund të mos e shpreh krenarinë që dy zëdhënës kaq të fuqishëm të interesit publik, i bashkohen kauzës sonë të përbashkët në mbrojtje të Kushtetutës, shtetit ligjor, demokracisë, të drejtave e lirive të qytetarëve, të cilat ata përpiqen t’i mbrojnë çdo ditë, me kurajo, profesionalizëm dhe sakrifica.
Së bashku në Manifestimin Mbarëkombëtar në 2 mars edhe për lirinë e pavarësinë e medias, në mbrojtje të Kushtetutës dhe të Shqipërisë, kundër grushtit të shtetit.