Arabia Saudite ka vendosur që të ndalojë përkohësisht pelegrinazhet fetare në Mekë dhe Medine, si një masë mbrojtëse ndaj koronavirusit duke qenë se rastet e regjistruara në vendet fqinje si Oman, Kuvajt dhe Bahrein ishin udhëtarë që kishin shkuar në Iran për vizita fetare

Ky vendim vjen më pak se 60 ditë para se të fillojë muaji i shenjtë mysliman i Ramazanit dhe në një kohë kur qeveria ka lehtësuar procedurat për vizat me qëllim që të kenë më shumë turistë