Drejtoresha e Inspektoratit Shëndetësor Areti Beruka, e ftuar në studion e Report Tv, ka folur lidhur me koronavirusin.
Në fjalën e saj, Beruka u shpreh se vetë personalisht si mjeke mezi po e pret rastin e parë të prekur me koronavirus në Shqipëri. Sipas saj, të gjithë qytetarët duhet të kuptojnë se koronavirusi ka një përqindje vdekshmërie shumë të ulët dhe se mund të menaxhohet shumë thjeshtë nga profesionistët e fushës, duke bërë thirrje që të mos ketë panik.
“Ndoshta me profesionin por edhe me karakterin. Por ta them personale, jo profesionale mezi e pres rastin e parë në fakt, unë si mjek. Mjekësia nuk bëhet me fall filxhani por me statistika, me të dhëna dhe me menaxhim. Na jepni shansin dhe mundësinë të menaxhojmë ashtu siç po e e menaxhojmë dhe fakti i skepticizmit është ky që po përpiqemi që të sqarojmë njerëzit për të kuptuar atë që dueht të besojnë u shpreh mjekja.