Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori padi për tre bashki të vendit, Dropulli, Pukë dhe Mat, pasi janë gjetur shkelje dhe parregullsi ligjore, gjatë kryerjes së tenderave publike.

“Gjatë auditimit për të tri baskitë u konstatuan shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fuqi në fushën e prokurimit publik, veprime me efekte negative në administrimin dhe menaxhimin me ekonomicitet, eficence dhe efektivitet të fondeve publike (3-E) për vlerën prej 271,798,000 lekë dhe dëm ekonomik në vlerën prej 2.7 milion lekë, shkaktuar si diferencë e ofertës më të ulët të skualifikuar dhe ofertës ekonomike të shpallur fituese”, thuhet ne njoftimin e KLSH.

Bashkia Pukë, për sa i përket zhvillimit të 4 procedurave të prokurimit kuështë konstatuar se:

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rruga auto Lumzi, Njësia Administrative Lumzi”, me fond limit 34,594,481 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (7 të skualifikuar dhe 2 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.

Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 33,503,495 lekë.

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitimi i shëtitores Gjegjan”, me fond limit 15,000,000 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 9 (nëntë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (6 të skualifikuar dhe 3 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit”, për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.
Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 12,460,515 lekë.

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rikonstruksion i shkollës së mesme “Sabah Sinani” me fond limit 26,923,616 lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 5 (pestë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (4 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit” për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.
Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 22,967,096 lekë.

Në procedurën e prokurimit të realizuar, me objekt: “Rehabilitim i Rrjetit Ujitës te Ujëmbledhësit Kukaj, Dega Luf” Pukë” me fond limit 25,828,429lekë, Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) ka vepruar me dy standarde në vlerësimin e ofertave, pasi të 12 (dymbëdhjetë) Operatorët Ekonomik (OE) apo BOE pjesëmarrës në garë (11 të skualifikuar dhe 1 të kualifikuar), kanë mungesë e mangësi në plotësimin e “Kritereve të Veçanta të Kualifikimit” për rrjedhojë tenderi duhej anuluar.
Mos anulimi i procedurës dhe shpallja fitues e BOE, i cili nuk i plotëson kriteret e DST, ka sjellë për pasojë shkelje të barazisë në tendera duke shkaktuar përdorim të fondeve publike pa ekonomicitet, eficencë dhe efektivitet, në vlerën e kontraktuar prej 25,333,350 lekë.