Gazetarja Oljana Maloku thotë se në Shqipëri ka mungesë të fuqisë punëtore. Në emisionin Opinion, ku këtë të mërkurë ka trajtuar emigrimin e shqiptarëve, tha se bizneset e kanë vështirë të gjejnë edhe punonjës të pakualifikuar.

“Sektori fason, ka më shumë probleme. Ka afro 70 mijë të punësuar dhe sot po vuan gjetjen e punëtorëve të thjeshtë. Duan edhe punonjës që ti marrin dhe ti kualifikojnë vetë. Më pas vjen sektori i ndërtimit, siç është edhe sektori i turizmit. Prodhuesit, sektor që po punon me gjysmë kapaciteti. Një nga kompanitë prodhuese në vend, një nga fabrikat më të mëdha të tullave, më tha se nuk po gjej dot punëtorë. Kemi dhe të arsimuar dhe të shkolluar që rrinë në shtëpi. Po ashtu inxhinierë apo njerëz të kualifikuar tani po shikojnë të emigrojnë” tha gazetarja Oljana Maloku.

Ndërkohë Blendi Salaj tregoi se ka dhe raste flagrante ku punonjësve në letra iu shkruajnë një rrogë “të mirë” dhe më pas ia marrin tek dera e kompanisë.

“Krahu i punës vlerësohet si më i liri. Pagat janë Shqipëri janë shumë të ulëta, ka dhe nga ato kompani që e shkruajnë në letra pagën dhe pastaj ua u marrin pas lekët punëtorëve duke i pritur tek dera” / Opinion.al