Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës së Mjekëve Shqiptarë në Gjermani ka folur për ikjen e mjekëve nga Shqipëria. Ajo ka thënë se Gjermania është vendi i parë me më shumë mjekë të ardhur nga Shqipëria dhe 10% e tyre duan të kthehen në atdhe

Ajo kujton kohën kur donte të punësohej në Shqipëri, 9 vite më parë kur dha intervistën e saj të parë të punës pas studimeve por në fakt Aurora Meta Dollenberg thotë se ajo ishte një intervistë që synonte të shihte sa lekë do të hidhte ajo për tu punësuar.

Më pas ajo u largua drejt Gjermanisë ku është martuar me një burrë gjerman si dhe ka dy klinika private dhe pse fillimisht e pati të vështirë.
Ajo punon si mjeke në Hanover dhe thotë se rroga neto e një mjeku në Gjermani shkon 2300 euro, kurse ajo bruto nga 5000 15000 euro.
850 mjekë shqiptarë ndodhen në Gjermani por Meta Dollenberg shprehet se gjendja e ikjes së mjekëve nga Shqipëria nuk flet në favor të kësaj të fundit.

Arsyeja kryesore është arsyeja ekonomike, ekziston edhe një përqindje 1% për arsye gjyqësore. Nga proceset e gjata gjyqësore janë të detyruar për të ikur. Unë jam në Hannover, jam mjeke specialiste për Mjekësi të Familjes, Urgjencës.

Për fatin e keq nuk pata shansin të punoj në Shqipëri, pretendova të punoj por u shndërrua në biznes. Më pas fillova në Gjermani, ishte e vështirë por bleva klinikë private dhe tani jam e stabilizuar. Në sensin që intervista e punës nuk kishte të bënte me punën por sa para do të jepja në këmbim. Unë ishta studente. Prindërit na kishin sponsorizuar për 6 vite dhe unë prandaj doja punë për të marrë para