Ditën e sotme presidenti Ilir Meta në një konferencë të jashtëzakonshme denoncoi atë që e quan grusht shteti, që eksponentë të lartë të mazhorancës po ndërmarrin ndaj Reformës në Drejtësi.
Por ndër të tjer, presidenti Meta bëri thirrje për tubim me datën 2 mars në Bulvardin Dëshmorët e Kombit, ku paralajmëroi për firmosjen e një dekreti, që do të bëhet së bashku me qytetarët, por nuk e saktësoi nëse kjo lidhet me shpërndarjen e Parlamentit.
Kjo ka nxitur reagime mjaft të ashpra midis maxhorancës dhe presidencës, ndërkohë që nga opozita ende nuk ka një qendrim në lidhje me këtë tubim.
Ndërkaq mbremjen e sotme Presidenti ka shpërndarë edhe një video, që është një spot për tubimin e thirrur me 2 Mars, ku në sfond është vendosur një këngë patriotike, ndërkohë që shfaqen imazhe teksa kreu i shtetit bën shqiponjën me duar.
Ne fund të videos Presidenti Meta thotë: “Ky është Atdheu i gjithë shqiptarëve, është mirë të mos e provojë askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim”