Gjykata e shkallës së parë në Shkodër, pas dërgimit të çështjes së grupit Bajri në kryeqendrën e veriut ka vendosur masën e sigurisë në një seancë për rikonfirmim për të dyshuarit.
Kështu gjykata vendosi “arrest me burg” për Ilir Bajrin, Safet Bajrin, Behar Bajrin, Astmer Bilalin, Sirjan Aliajn dhe Emrah Plaku.
Po ashtu gjykata dha masën e sigurisë “arrest në shtëpi” për Jonida Murati, “detyrim paraqitje” për mjekun Senad Hallunaj, kryeinfermieren në spitalin e Shkodrës Florine Hoxha dhe financieren Mira Nikaj.