Policia e Sarandës i vuri prangat një personi i cili ishte shpallur në kërkim. A.S., 25 vjeç, banues në Ksamil, u arrestua për veprën penale “Mashtrim”
Ndalimi i tij u bë pasi ky shtetas ishte shpallur në kërkim për arsye se kishte mashtruar 3 shtetas të tjerë kundrejt pagesës me qëllim për ti çuar në shtetin gjerman.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë për “Dhunë në familje” shtetasin B.I., 33 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme në banesën e tij, dyshohet se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij 64 vjeçar, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.