Shqiptarët e marrin seriozisht ‘luftën’ me kompanitë celulare, pasi këto të fundit rritën çmimet e tarifave me 200 lekë. Qytetarët për këtë çështje kanë kallëzuar në SPAK (Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) tri kompanitë celulare ‘Albtelecom’ ‘Telekom Albania’ dhe ‘Vodafone’ pasi shprehen se rritja e tarifave ishte një vjedhje e pastër dhe se nuk u njoftuan nga kompanitë për vendimin. Kallëzimet janë publikuar nga një faqe në Instagram, “insta.stacioni.shqiptar”

“Rritja e çmimeve nga kompanitë telefonike Albtelecom në mënyrë të paprecedentë dhe të pakontrolluar” thuhet në ankesën e regjistruar në SPAK për kompaninë Albtelecom.

Po kështu në ankesën për “Telekom Albania” thuhet: “Rritja e çmimeve të Telekom Albania, nuk më ka njoftuar me mesazhe për këtë rritje, kjo është vjedhje e pastër.

Ndërsa në ankesën e ‘Vodafone’ theksohet “Rritja e çmimeve nga kompania telefonike Vodafone në mënyrë pakontrolluar dhe abuzive”

Pas reagimeve në rrjet dhe vendimit të Autoritetit të Konkurrencës, tri kompanitë celulare kanë ulur me 200 lekë paketat standarde, duke iu rikthyer çmimeve të mëparshme. Të tre operatorët, Kompania ‘Vodafone Albania’, ‘Telekom Albania’ dhe ‘Albtelecom’ kanë reaguar menjëherë duke rikthyer çmimet e paketave, pasi edhe në rrjet pati një fushatë për bojkotimin e tyre. Por shumë qytetarë u prekën ky vendimi pasi paketat ditët e fundit i blenë më shtrenjtë.