Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi ka paralajmëruar se do të ketë dekrete të tjera nga kreu i shtetit, sipas së cilit do të “shpartallojnë grushtin e shtetit” Në përgjigje të deklaratës së bërë nga deputeti socialist, Ulsi Manja nga Korça, Blushi shprehet i bindur se parlamenti do të shpërndahet me kërkesë të popullit dhe se Meta vetëm do e firmosë.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. Do ketë disa dekrete për shpartallimin e grushtit të shtetit. Bëni durim! Dekretet do t’i zbatojë populli shqiptar” shkruan Blushi.

Pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh se ‘Kuvendi duhet të vetë shpërndahet I pyetur nëse shumica i trembet një dekreti të Presidentit për shpërndarjen e parlamentit, Manja nga Korça e cilësoi si absurde dhe tha se do ishte atentat ndaj kushtetutës.