1.15 miliard euro është shuma që u mblodh dje nga Konferenca e donatorëve në Bruksel, një pjesë janë me kredi dhe një pjesë të dhuruara nga vendet anëtare të BE, por edhe vende të tjera si Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe që u solidarizuan me Shqipërinë pas tërmetit fatal të 26 nëntorit.

Kryeministri Rama ka postuar disa foto, mes tyre një teksa shihet i menduar, ndërsa sqaron planin ekonomik 2020 që nuk përfshin vetëm rindërtimin.

Postimi i plotë i kryeministrit Rama

NE DO TA KTHEJMË RINDËRTIMIN NË BAZËN E NJË ZHVILLIMI TË RI EKONOMIK DHE SOCIAL PËR SHQIPËRINË QË DUAM

Fondet e mbledhura dje, duke kurorëzuar me një sukses fantastik fushatën dymujore ndërkombëtare për Rindërtimin, janë vetëm pjesa kryesore, por jo e vetmja e PLANIT EKONOMIK 2020 – me vizion, strategji, punë e durim ne do të arrimë në majën e synuar për Shqipërinë, kur nisëm 2347 ditë më parë, të përpjetën cfilitëse të qeverisjes nga rrënojat e vitit 2013 /Tiranapost.al.