Kryeministri Edi Rama tashmë ndodhet në qiellin e 7 të. Pas konferencës së donatorëve në Bruksel ku u mblodh një shumë e konsiderueshme për rindërtimin, kreu i qeverisë shqiptare po i merr të gjitha meritat për veten.

Shenjat i dha që në konferencën për shtyp pas konferencës ku u shpreh me krenari mos vini bast kur bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka ,  tha Rama.

Lapsi.al ka siguruar edhe një SMS që kryeministri u ka nisur kryetarëve të bashkive të vendit.

Mirë dynjaja po ju pse habiteni apo nuk më njihni? Shumë faleminderit dhe mos e harroni më i miri nuk jam, por më të mirë nuk keni ku gjeni , u ka shkruar Rama të zgjedhurve socialistë.

Në fakt Rama ka të drejtë. Kryebashkiakët nuk duhet të habiten. Ata e njohin mirë kur vjen puna për të mbledhur vota