Kryeministri Edi Rama ka sfiduar edhe njëherë të gjithë skeptikët që kishin vënë në dyshim mbledhjen e ndihmave për rindërtimin e Shqipërisë nga Konferenca e Donatorëve.

“Bixhozi është ndaluar në Shqipëri dhe pashë shumë njerëz sot që vinin baste sepse natyrisht janë në kërkim të lajmit të keq. Megjithatë e humbën bastin. Mos vini bast ku bëhet fjalë për mua dhe qeverinë time. Po punojmë me miqtë amerikanë dhe këto institucione dhe e dimë shumë mirë se nëse do të gjesh njerëz që ta bëjnë jetë më të vështirë kur shpenzon para i gjen në këtë ndërtesë. Është një program ku duhet bashkëpunuar. Është një shumë e madhe për ne dhe na duhet të bëjmë më të mirën” tha Rama

Mbylljen e fjalimit, Rama zgjodhi ta bëjë me një batutë po aq sfiduese duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit.

“Unë nuk jam më i miri por më të mirë se unë nuk ka” përmbylli fjalën e tij Rama.

https://web.facebook.com/edirama.al/videos/198611411521431/