Me grusht shteti, Ilir Meta sqaroi se i referohet të gjitha ndryshimeve ligjore që mazhoranca po bën për ta përqendruar pushtetin në një dorë. Ai tha se me heqjen e kompetencave të betimit tek presidenti të gjyqtarëve të rinj Kushtetues, por edhe me aktin normativ AntiKÇK, pronat, paratë, sovraniteti dhe integriteti i shqiptarëve, kanë kaluar vetëm në një dorë. Ai tha se mazhoranca e kthen Gjykatë Kushtetuese në një polici antikushtetuese PPP.
Është përgjegjësi e imja ti qëndroj betimit që kam bërë me dorën në Kushtetutë dhe me zemër deri në datën 24 korrik 2022. Se çfarë bën Kuvendi i Shqipërisë e dinë ata. Zero mundësi që presidenti për shkak të avancimit të grushtit të shtetit të tërhiqet nga detyra e tij si kryetar i shtetit dhe misioni i tij për të mbrojtur Kushtetutën. Së dyti, pse nuk kam qenë për të thirru Veneciam? kam qenë partizan kryesor që Reformën në Drejtësi, do ta bazonin në rekomandimet e venecias, se vetëm këtë nuk e kontestonin. Dhe vetëm bazuar mbi këto rekomandime në arritën atë konsesus që luftuam aq shumë për ta punuar. Skishte gjë më fyese që të vinte Venecia këtu.
A ka ndonjë fëmijë që të mos e kuptoj që neni që e ka shkruar vetë Venecia për radhën e emërimeve në drejtësi. Kjo nuk është çështje juristësh çdo ditë do të keni prova të reja dhe më të rënda. Nuk ka asnjë institucion të Reformës në Drejtësi që është ngritur brenda afateve të përcaktuara nga afati, por ishin shumë të insistuar për të respektuar afatet që e kishte caktuar vetë Dvorani.
KÇK zhurmë për të vogëluar përpjekjen për kapjen e shtetit dhe instalimin e grushtit të shtetit, nuk ka nevojë për tanke dhe gaz, por me letra dhe ligje me ca letra mbyllet cdo gjë në një dorë, paratë, pronat, sovraniteti integritet në një dorë, vetë Ali, vetë Kadi, ka vetëm Maliq nuk ka ligj” tha Meta.