Mesa duket nuk ka kush të kujdeset për deputetin, pasi pak muaj më parë ai u nda edhe nga gruaja e tij, çështje për të cilën kaloi edhe orë të tëra nëpër gjykatë.  Po kështu nuk mund të lemë pa përmendur një detaj,  që Gjuzi qëndron orë të tëra në zyrën e tij në Kuvend,  madje e kalon aty natën. Ndoshta këtë herë ka fjetur në karrige, tek zyra e tij.

Ilir Beqja e vendosi rregullim dhe bëri shumë mirë, por e vendosi rregullin që të na vij një rregull tjetër dhe të mësojmë një variant tjetër japonez të pirjes së duhanit! Në fakt nëse keni vënë re gjatë këtyre 10 15 ditëve sapo kam marrë në dorë projektin e zotit Beqja, kam dalë siç e keni parë në barët e ditës dhe natës për të parë çfarë ndodh. Pihet duhan. Pihet duhan se nuk është ministri i Brendshëm këtu, se disa komisarë të korruptuar vendosin disa gjoba. Me makina para bareve thoshin, doni me pi duhan? Po!  Na jep ndonjë lek neve. Po sishin pak, 500 euro për bar. Tani ata komisarët me këshillimin e ministrit nuk i shoh më. Vazhdoj t’i ndjek hap pas hapi tha Kujtim Gjuzi.