Policia e Shkodres vijon hetimet ne lidhje me ngjarjen e rende te regjistruar paraditen e se Dieles prane baneses se Administratorit te Vllaznise Suad Lici.

Burime prane grupit hetimore te bluve te Shkodres bejne me dije se pervec marrjes ne pyetje, asnje person nuk shoqeruar ne Policine e Shkodres si i dyshuar per ngjarjen e rende ku iu vendos 200 gram C4 poshte makiens se administratorit Lici.

Nga ana tjeter, blute e Shkodres kane bere edhe sekuesstrimin e kamerave te sigurise se stadoiumit Loro Borici nga ku shpresohej te arrihej ne identifikimi ne personave qe kane vendosur lenden plasese.

Burime konfidenciale bejne me dije se pas sekuestrimit te pamjeve, hetuesit e ceshtjes kane mbetur te zhgenjyer pasi kendi i kamerave te sigurise asnjeri prej tyre nuk arrin te shoh shtepine e administratorit Lici nderkohe qe ne pamje dallohen vetem punonjesit e stadiumit te cilet hyjne e dalin ne stadium.

Megjithate, pista kryesore e hetimit sipas bluve te shkodres eshte ajo per shkak te pozicionit dhe po punohet per identifkimin e autoreve te cilet kane lidhje me vendosjen e lendes ne familjen Lici ne Shkoder.