Tragjedia në Ostren, ku humbën jetën tre pjesëtarë të familjes Tola ka ardhur si pasojë e asfiksimit nga soba e drurit me të cilin ngroheshin gjatë dimrit. Ky është përfundimi i dalë nga ekspertiza paraprake, kryer në Tiranë.
Kjo ekspertizë hedh poshtë të gjitha misteret që mbuloi vdekjen e Rajmondës, Rudinës dhe Fatjonit. Fillimisht u raportua se kishte ardhur si pasojë e bombolës së gazit, më pas një shishe me pesticid që përdorej për patatet zgjeroi pistën e hetimit, teksa nuk u përjashtua edhe helmimi nga persona të tjerë. Megjithatë, të gjitha këto dyshime u shuan me daljen e ekspertizës paraprake, por edhe faktit se 16-vjeçarja, Merita Dola, e vetmja mbijetuar është trajtuar një QSUT për toksikim nga monoksidi i karbonit. Gjithashtu edhe nga marrja në pyetje e kunatës së Rajmondës, ajo që gjeti të pajetë tre personat, apo edhe personave të tjerë, kanë dëshmuar se kanë pasur një marrëdhënie shumë të mirë me pjesëtarët e familjes Tola, duke mos pasur asnjë motiv për ti helmuar.
Megjithatë, mes gjithë kësaj tragjedie, vjen një lajm i mirë nga Tirana, pikërisht nga 16 vjeçarja, Merita. Burime për Report Tv bëjnë me dije se fatmirësisht, ajo ka kaluar rrezikun për jetën. Merita aktualisht ndodhet në gjendje të stabilizuar, kur pritet që ti bëhet edhe një konsultë psikologjike dhe më pas do të dërgohet në Bulqizë për të marrë mjekimin e nevojshëm.