Një 24-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Michigan, SHBA, si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, ndërsa viktima është identifikuar si Aleksander Veshtaj.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka dhënë fillimisht babai I Aleksandrit, Lum Veshtaj, I cili ka postuar një mesazh prekës në rrjetet sociale, raporton Syri.net.
Ende nuk ka shumë informacione mbi çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti tragjik, ndërsa I gjithë komuniteti shqiptar në SHBA është solidarizuar me familjen Veshtaj për humbjen e madhe. /Syri.net