Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja në Shkodër, ku makinës së Suad Licit, administratori i klubit të Vllaznisë, i vu tr itol në makinë.
Burime për eetimestv.com nga grupi hetimor sqaruan se nga verifikimet e para rezultoi se fitili përcjellës është ndezur në momentin që autorët kanë vendosur lëndën plasëse, por është djegur vetëm një pjesë e tij, pasi është fikur fitili.
Kjo ka sjellë që zjarri të mos të depërtojë deri tek natribani ku ishte e mbështjellë lënda plasëse. Autorët e kishin planifikuar shpërthimin e makinës gjatë natës ose në orët e para të mëngjesit kur familja Lici ishte në gjumë, por plani i tyre ka dështuar. Forcat xheniere mesditën e sotme hoqën tritolin nga makina dhe fatmirërisht nuk pati asnjë të lënduar.