Lulzim Basha është ndaluar në rrugë nga një gazetare e cila me një fletë mbi të cilën ishin vendosur fotografitë e ministrave të kabinetit qeveritar ndërsa pyetja që i është bërë ka qenë nëse i njeh të gjithë.
Basha tha në fillim se i njihte të gjithë, por pas këmbënguljes së gazetares së Klan që të tregonte emrat në fotot përkatëse, Basha tha se me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë.
Gazetarja: I njihni këta kush janë?
Basha: Të gjithë, ju e dini që i njoh të gjithë.
Gazetarja: Na i trego me emra në fotot përkatëse.
Basha: Sigurisht, po ju e dini që i njoh të gjithë apo jo? Keni dalë të pyesni njerëzit …prit tani që të jem i saktë me emër dhe mbiemër nuk i njoh të gjithë as unë (qesh)
https://www.facebook.com/opinioni.al/videos/496853711020952/