Komisioni i i Venecias do të mbërrijë gjatë ditës së nesërme në Tiranë në kuadër të emërimeve në Gjykatën Kushtetuese e cila shkaktoi një përplasje mazhorancë Presidencë vitin e kaluar.
Pikërisht Kuvendi dhe Presidenca e kanë çuar të dyja në Venecia për opinion këtë çështje dhe nesër dhe pasnersër një delegacion ekspertësh do i prijë takimeve.
Mes takimeve, Komisioni i Venecias do të pritet nga Ruçi, Meta, anëtarët e komisionit hetimor parlamentar, Arta Vorpsi dhe kreu i KED Ardian Dvorani.
AXHENDA E DELEGACIONIT TË KOMISIONIT TË VENECIAS
13 shkurt
Nesër ne 9 30 delegacioni i Venecias takon Ruçin.
Në orën 12 00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Presidentin Ilir Meta.
Ne orën 10 40 delegacioni i Komisionit të Venecias takon anëtarët e Komisionit Parlamentar Hetimor
Ne orën 16:00 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Arta Vorpsin
14 shkurt
Në orën 10 15 delegacioni i Komisionit të Venecias takon Ardian Dvoranin, kreu i KED.