Ish kryeministri Sali Berisha në një shkrim në rrjetet sociale ka vijuar të theksojë se operacioni “OFL po merret me makinat e zhdoganuara te regjistruara e me dokumente te rregullta”

Duke postuar mesazhin e qytetarit dixhital, i cili shkruan se një inspektor Krimesh i ka thënë se disa emra zyrtarësh për të cilën thekson se nuk u preken makinat me urdhër.

Qytetari shkruan se nuk do të preken makinat e policit: Betim Rryci, Ilir Bushit, Ilirjan Salës, Fatmir Durmes, Rexhep Rrajës, Ramazan Rajës, Edmond Kadiu, Pëllumb Stafuka dhe Bilbil Maja.

“OFL ka amistuar te gjithe kontigjentin kriminal te grupeve qe financuan dhe tregetuan mbjelljen e hashashit ne rrethin ose ne territorin e bashkise kruje nga viti 2013 e deri ne 2019 se tani po pergatiten fidanishtet” thuhet ne mesazhin e publikuar nga Berisha.