U luajtën ditën e sotme, takimet e kthimit të vlefshme për fazën e 1/8 të Kupës së Shqipërisë. Nuk mund të mungonin surprizat. Teksa në Grupin A, Partizani nuk ia ka dalë të përmbysë Besëlidhjan.

Pavarësisht triumfit 3 1 në sfidën e sotme, skuadra e Sormanit është eliminuar, për shkak të humbjes 3 0 në sfidën e parë.

Një kualifikim mjaft emocionues edhe për Vllazninë, që arriti të triumfonte ndaj Flamurtarit me rezultatin 0 2. Sfida e parë u mbyll në barazim 2 2, ndërkohë në takimin e kthimit kanë triumfuar shkodrënët.

Në 2 sfidat e tjera, Teuta dhe Tirana nuk kanë falur, duke triumfuar edhe në sfidat e kthimit, teksa kanë kaluar në turin çerekfinal pa shumë vështirësi.

Rezultatet:

Partizani-Besëlidhja (0 3) 3 1

Telushi 9, 20 (p), 84 / Hajdari 5

Teuta Erzeni (3 1) 3 1

Hoxha 47, Kalaja 75 (p) Beqaj 90+3 (p) / Xhixhua 8

Flamurtari Vllaznia (2 2) 0 2

Silvio Rodrigez Zhunior 28 (p), 74

Tirana-Kastrioti (3 1) 4 0

Halili 13 , Beshiraj 19 , Morina 62 , Kraja 78