Vllaznia ia ka dalë që të kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë kanë triumfuar në Vlorë në ndeshjen e kthimit ndaj Flamurtarit, me rezultatin e pastër 0 2, teksa ndeshja e parë në Shkodër ishte mbyllur në barazim 2 2.
Protagonist kryesor në këtë sfidë ka qenë sulmuesi brazilian Junior. Ai ka shënuar të dy golat e fitores, në secilën pjesë.
Fillimisht Junior zhbllokoi shifrat në minutën e 28 me penallti. Në të dytën është përsëri Junior që shënon dhe i jep kualifikimin Vllaznisë, duke dyfishuar shifrat në minutën e 78. Me këtë fitore, Vllaznia kualifikohet në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. /SportngaBajraktari