Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në ceremoninë e organizuar nga Bashkia Tiranë, tek pallati i Brigadave, me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si Kryeqytet, ndërkohë që të ftuar ishin edhe diplomatë të huaj, mes tyre dhe ambsadorja Amerikane Yuri Kim dhe ambsadori i BE së Luigi Soreca.
Megjithëse ka një largim gjithnjë e në rritje të të rinjve nga vendi, Rama nuk hezitoi të përsëriste faktin se ambasadorët e huaj kanë shumë dëshirë të vijnë në Tiranë, ndërkohë që sipas tij, ka edhe nga ato që kanë dashur të rikthehen
Duke u paraprirë, kritikave për faktin se rinia po largohet nga vendi, Rama u shpreh se amerikanët ndihen këtu si Papa kur shkon në Argjentinë dhe se ato që vijnë nga BE ja janë të lodhur me shumë rregull dhe me shumë disiplinë, standarde dhe monotoni.
Nga ana tjetër Ambasadorja amerikane u filmua teksa qeshte nga fjalimi i kryeministrit Edi Rama, ndërkohë që herë pas here mimika e saj shprehte habi nga rrëfimet kreut të qeverisë, teksa fliste me superlativa për qytetin që e drejtoi për 12 vjet.
Nuk e mbaj mend saktësisht vitin, por mbaj mend që ishte i hapur vendi i punës për Ambasadorin e BE së dhe rastësisht kam takuar shefen e atëhershme të diplomacisë Evropiane, që më tha
Ça ndodh me Shqipërinë? Se kuptova pyetjen? Tha kemi disa vende për ambasadorë dhe kemi hapur aplikimet. Për vende e BE-së ka një mesatare të zakonshme 9-10 aplikime. Për vendin në Tiranë janë 41 aplikantë. Ça është ai vend dhe pse duan të vijnë në Tiranë?
Dhe përveç kësaj më tha ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë, ose që janë në pozicione shumë të larta në ambasada të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të rikthehen në Tiranë. Po kush janë? i thash. Nuk të them dot më tha.
Dhe mora vesh njërin prej tyre që e njihja. Ishte sekretar në një nga ambasadat më të mëdha të botës. Dhe i nisa një email Është e vërtetë që ke aplikuar të kthehesh në Tiranë Më shkruajti Po është e vërtetë, sepse pasi ke qenë në Tiranë, nuk ka kontinent që ta mbush syrin.
E marr me mend se çfarë mund të jenë në këtë moment duke menduar dhe në cilat faqe të librit të shpisë janë duke më sharë, ata që po me ndjekin dhe thonë çdo ditë e çdo natë që këtu është ferr, këtu nuk jetohet, të mbyt betoni. Por e vërteta është që ky është një qytet që unë e kam provuar që në sytë e atyre që vijnë është një vend që duan të kthehen. Mase këta që vijnë nga BE-ja janë të lodhur me shumë rregull dhe me shumë disiplinë, standarde dhe monotoni. Ata që vijnë nga Amerika ndihen të lumtur sepse ndihen njësoj si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerët që vijnë mendojnë që vijnë në mes të Europës dhe papritur gjejnë gjëra që Evropa nuk i ka dhe ndihen si në vendin e tyre. u shpreh Rama.