Në kohën kur e gjithë bota është në alarm për coronavirusin dhe merr masa për sigurinë e shëndetit publik, ne jemi I vetmi vend në botë që jo vetëm nuk shqetësohemi, por edhe më keq akoma. Punojmë për ta shkatërruar dhe ato masa që kemi.

E kemi thënë shumë më herët se në zinxhirin e mbrojtjes dhe sigurisë së shëndetit publik, rrolin kyç e ka veterineri. Si hallka më e rëndësishme, në kushte normale, qeveria jonë duhet të merrte masat për ta forcuar këtë strukturë. Por skandali është se po ndodh e kundërta. Në projektligjin Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10465, datë 29.9.2011 Për shërbimin veterinar në republikën e Shqipërisë të ndryshuar

Edhe siguria ushqimore dhe shëndeti publik nuk ka dalë nga skema “KÇK”. Pas kontrollit absolut të Urdhrit të Mjekut Veteriner, ku tashmë nuk është një ent rregullues por një vegël qorre e qeverisë, tashmë i janë përveshur mjekëve veterinerë privat. Modeli i vendosur për shërbimin veterinar në Shqipëri është modeli tipik komunist.

Si kanë rrjedhur ngjarjet E para, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nuk ka marrë në konsideratë kërkesën e Urdhrit Profesional të Mjekut Veterinar të Shqipërisë, për propozimet e bëra me emergjencë , në mbledhjen e datës 4 dhjetor të 2018ës, nga grupi i punës me pjesëmarrjen e Anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe Përfaqësuesve të shërbimit veterinar shtetëror dhe privat, të Fakultetit të Mjekësisë Veterinare, të Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar si dhe me ekspert të fushës së Veterinarisë, me qëllim për tu miratuar brenda 2018, gjë që nuk u realizua.

E dyta, projekt drafti i ri, i parashikuar aktualisht në 2020 nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nuk është konsultuar dhe nuk ka marrë pëlqimin e grupeve të interesit, Asamblesë së Përgjithshme të Urdhrit Profesional të mjekut veterinar, e cila zyrtarisht ka dhënë mos aprovimin dhe rrëzimin e këtij projekt drafti në 2018.

E treta, ky projektdraft nuk konvergon me ardhmërinë e integrimit Europian, si dhe nuk ka marrë pëlqimin e institucioneve përgjegjse të B.E-së. Për të mos thënë pastaj që edhe ato ligje që janë miratuar, janë bërë vetëm tu pasur në sirtar dhe më pas të deklarojmë që në i kemi ligjet.

E katërta. Projekt drafti bie ndesh me parimet bazë europiane të monitorimit, pasi institucioni i ministrisë së bujqësisë bën edhe shërbimin edhe kontroll- inspektimin e vetvetes. Gjithashtu bie ndesh me parimet e shërbimit në terren ku nga veterinerët zyrtar nuk shërbehet gjatë gjithë vitit në ditët kalendarike.

Mjafton vetëm këto arsye për të kuptuar se ky ligj cënon rëndë shëndetin publik dhe anashkalon funksionimin e veterinerit privat. Jo vetëm kaq, por edhe krijon konflikt interesi mes shërbimit veteriner shtetëror dhe atij privat.

Duke vazhduar me relacionin e projektligjit, kuptohet qartë që ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural gënjen veten duke cituar Aktualisht këto masa profilaktike aplikohen vetëm në fermat me 10 krerë e lart”. Pra kjo do të thotë që ministria nuk ka dijeni për punët që bën vetë, pasi sot vaksinohet nga 1 lope apo dele deri në shumë krerë!

Si veteriner, i bëj thirrje ministrisë së bujqësisë, të mos provokojë rëndë shërbimin veterinar, si pararojë e sëmundejeve zoonotike, sëmundejeve që transmetohen nga kafshët tek njerëzit Një botë një shëndet, ky është objektivi i shëndetësisë Europiane, ku veterineri ka rolin e vet shumë të rëndësishëm në këtë hallke Politizimi apo projektligje për një grusht vota do të cënonte rëndë sigurinë e popullatës, institucionet përgjegjëse si Fakulteti i Mjekësisë Veterinare, Udhërit Veterinar apo specialiste të nderuar të fushës veterinare janë shprehur qartë në 2018 ën për këtë projekt ligj

Louis Pasteur shkencëtari i madh ka thënë Mjeku human shpëton njeriun, mjeku veteriner shpeton njerëzimin. Këtu kuptohet qartë rëndësia e mjekut veteriner dhe përgjegjësia në shëndetin e popullatës.