Preku ëndrrën e fëmijërisë, pikën më të lartë të karrierës së saj, një natë në Sanremo. Prezantuesja e televizionit Klan, Alketa Vejsiu, ka prezantuar në krah të Amadeus dhe Georgina Rodrigues në natën e tretë të festivalit prestigjioz të muzikës italiane. Në emisionin Opinion, ajo ka treguar se si arriti deri në skenën e Sanremos.
***
Blendi Fevziu: Të të kërkoj dhe unë një nder që në fillim të mos flasësh më shpejt se unë të lutem…shquhen vet për të folur shpejt…
Alketa Vejsiu: Nuk do bëjmë garë…
Blendi Fevziu: Kështu që nuk do të bëjmë garë….
Blendi Fevziu: Alketa ne kemi listuar se çdo gjë që ndodh në Shqipëri, pjesën e kritikave që kanë ardhur do ti identifikojmë të gjitha kritikat edhe pse me një pjesë të madhe të tyre unë nuk jam dakord por gjithsesi do ti shohim, njëkohësisht kemi marrë dhe titujt pozitiv të shtypit italian…Për të vendosur një lloj balance, nuk e di porsa se të nis me kritikat do t’iu pyes si arritët të shkonit në Sanremo sepse edhe këtu ka shumë kritika ose komente që kanë ardhur?
Alketa Vejsiu:Unë jam shumë e gëzuar që jam para publikut shqiptar dhe para mediave shqiptare…
Blendi Fevziu: E lëmë këtë gëzimin…
Alketa Vejsiu:Dhe jam veshur sot ashtu siç isha e veshur në konferncën e shtypit përpara gjithë mediave italiane për supersticion se aty në fakt më mori mbarë…
Blendi Fevziu: Je supersticioze?
Alketa Vejsiu: Jam natyre supersticioze dhe aty më mori mbarë gjithë historia e Sanremos , e mora atë që i dhashë italianëve edhe mund ta tregoj historinë time, është histori shumë interesante është ëndrra ime personale dhe unë shkova atje si Alketa që kishte një ëndërr… Unë pashë një ëndërr tre vit më parë në anën tjetër të botës në Haëai dhe u zgjova në mëngjes dhe i thashë bashkëshortit tim kam parë në ëndërr se kjo duket gati-gati në kufijtë e të pabesueshmes… Maria de Filipi del në ëndrrën time dhe më thotë “çfarë bën ti në Shqipëri, ti duhet të vish në Itali se në një si ty nuk e kemi”. Dhe unë e kam mbajtur këtë të fshehtë me veten time …Kisha merak se mos nuk bëhej Sanremo do të dukej qesharake gjithë historia
Blendi Fevziu: Do të dukej shenjë delirancë gjë që s’është e rrallë në këtë vend
Alketa Vejsiu: Delirancë mbase sdo dukej se ëndrrat si kemi për fat në dorë,por vijnë na ilumojnë:
Blendi Fevziu: Kur e rrëfen njerëzit nuk e besojnë as ëndrrën…
Alketa Vejsiu: Prandaj është interesante se kjo historia është film…I them bashkëshortit tim kam parë një ëndërr shumë interesante dhe ai më thotë, unë kur të kam njohur 20 vjeç mbaj mend që ti kishe ëndërr të shkoje tek “Amici” pse e le përgjysmë këtë ëndërr, duhet t’i rikthehesh sepse ke fuqinë për ta bërë duhet ta besosh. Unë e mora seriozisht këtë mbështetje dhe shkrujata menjëherë email-in e parë të cilin e nisa në disa vende përfshirë Maria De Filipin që më la shumë muaj në pritje për një takim , nuk ndodhi asnjëherë ky takim për shumë arsye.
Blendi Fevziu: Një email? Çafrë emaili që thoshte unë jam filania , prezantuese në Shqipëri…
Alketa Vejsiu: Bashkë me skuadrën time të PR…na lanë në pritje shumë muaj dhe për shkak të anxhendës takimi nuk ndodhi dhe unë ndërkohë që asgjë nuk po ndodhte mora hapat e mia duke menduar që duhet gjetur një strategji tjetër sepse Toni Robins që unë ndjek kështu thotë: “Nëse një strategji nuk funksionin atëherë duhet gjetur një tjetër”. Të shohim kush është producenti dhe menaxheri më i njohur në Itali i industrisë së prezantuesve televiziv dhe më doli emri Lucco Presta Arcobaleno gjithmonë, më doli Paolo Bonolis menaxheri i famshëm i prezantuesve televiziv dhe mendova është një shenjë kjo mbase duhet të shohim në këtë dritë. Bëjmë lëvizjet e radhës një telefonatë më asistenten e Luccio Prestës e cila rezulton që ishte shqiptare, babain kalabrez dhe nënën shqiptare…Po po kjo është gjithë historia interesante. Shqiptare e lindur në Itali dhe e rritur aty,por por nënën nga Shqipëria. Ajo më ndihmoi që të realizohej pas 6 muajsh takimi me Luccio Prestën. Kemi mbi tre vite që japim e marri, ai ka ardhur.
Para dy viteve e takoi në studion e tij në Romë, nuk i kërkova asgjë i thashë kush isha dhe e ftova që të vinte në Shqipëri për të parë produksionet e mia në Tv Klan. Kjo është bërë me shkallë, me kujdes nuk është bërë në mënyrë invazive dhe imponuese. Unë doja të bënim një bashkëpunim italo-shqiptar për shkak të një ëndrre italiane të vjetër dhe kisha shumë dëshirë që edhe nëse nuk shkoja në Itali të sillja diçka nga Italia sicc ka ndodhur këto dy vitet e fundit … Dhe kështu vendosëm që të sillnim pak Itali në Shqipëri që të krijohej një cilësi në programet e mia. Ai erdhi në Klan pa sesa bukur realizojmë produksionet tona absolutisht prestigjioze dhe në të njëjtin nivel me produksionet televizive në Itali. Më prezantoi me Amadeusin disa muaj më parë për fatin tim të madh ndodhi që këtë vit të ishte 70 vjetori i Sanremos të ishte Amadeus prezantues dhe drejtues artistik…/ Opinion.al