A ka paguar Alketa Vejsiu për të shkuar në Sanremo?

Blendi Fevziu: Në shtyp u tha që ju që vitin e kaluar patët një shpresë së shkonit në Sanremo

Alketa Vejsiu: Po është e vërtetë…Unë dërgova një monolog që vitin e kaluar ku thashë a ka shanse që unë të bëj diçka në Itali sepse është një ëndërr e vjetër fëmijërisë dhe mundet ta bëj edhe në Itali atë që bëj në Shqipëri, nëse nuk ka atëherë më mirë të mos vetlëndohem pasi jam shumë mirë në vendin tim dhe dua ta di ka apo s’ka probabilitet …Përgjigja ishte që Italia është një treg i vështir në një moment më tha pse ti duhet të vish këtu dhe unë thashë se kam një monolog që mund ta propozoj në Sanremo meqë është një moment shumë delikat tani në Itali për mikpritjen nga emigracioni. Po mirë tha realizo një demo video dhe ma dërgo… Dhe unë zgjodha një monolog të regjistruar në Klan përpara fillimit të Dance With Me vitin e kaluar. E shohin autorët, aprovohet monologu dhe 10 ditë përpara Sanremos

Blendi Fevziu: U aprovua për Sanremo e vitit të kaluar?

Alketa Vejsiu: Po vitin e kaluar dhe për shkak të polemikës që ndodhi për emigracionin qoftë ju kujtohet u mbyt një anije nga Afrika në Itali…

Blendi Fevziu: Po po u kthye në debat politik dhe në Sanremo u trembën nga kjo dhe…

Alketa Vejsiu: 10-15 ditë pas ditëlindjes time më thanë që ishte e pamundur të impononin një temë delikate . Linte të kuptohet që kishte të bënte me eksodin e shqiptarëve, kështu që më thonë që është e pamundur. Dhe unë përreth një muaj për të qenë njerëzore dhe e vërtetë për dy tre orë më dilnin ca lot dhe e quajta një dështim një humbje thashë nuk ja dola dot mblodha mendjen. Dhe më pas pasi kaloi muaji i parë thashë unë do të bëj një gjë tjetër do ta sjellë Italinë në Shqipëri duke sjellë personazhet e njohur si për ti konfirmuar vetes që ne mund të mos shkojmë atje por ata mund të vijnë këtu dhe jemi të barabartë pasi bota po bëhet më e madheshe më globale.

Blendi Fevziu: Jeni akuzuar se keni përdorur festivalin e këngës për të dhënë një lloj manifestimi personal tuajin?

Alketa Vejsiu: Shiko, unë mendoj që çdo njeri që e ka bërë festivalin e RTSH-së e ka bërë në mënyrën e tij, kjo mbase ishte mënyra ime. Mënyra ime për ta bërë ishte që të kërceja, të këndoja të prezantoja atë që kam bërë gjithë jetën e kam thënë që fëmijë me zë dhe më figurë që ëndrra ime është të bëhem showgirl…Kjo ishte mënyra ime për ta bërë.

Blendi Fevziu: Ju pyeta për diçka tjetër për përdorimin e festivalit kjo ishte një kritikë…

Alketa Vejsiu: Po ku e përdora unë festivalin e madh

Blendi Fevziu: Për t’i treguar më shumë Italisë po e quaj veten tënde …prezantimin tënd sesa në përgjithësi prezantimin e këngës sepse është festivali i këngës nuk është festivali i prezantuesve

Alketa Vejsiu: Unë mendoj që këngët kishin përfaqësuesit e vet nga muzikantë të shkëlqyer, kishte një kast shumë të mirë artistësh këtë vit. Po pse i solla personazhet italianë? I solla sepse e kam menduar gjithmonë festivalin e madh si një festival homolog të Sanremos. 12 vjet më i ri që ka lindur pas traditës italiane.

Blendi Fevziu: Ju i sollët dhe në Klan, Paola Perego ka qenë në Klan kështu që nuk ka të bëjë…Filluan të vijnë personazhe italianë, përse për çfarë i sillnit?

Alketa Vejsiu: Unë jam vetë shumë italo-file si natyrë, shoh shumë televizionet italiane, shoh shumë edhe televizionin amerikan, por jam e ndikuar nga mënyra si italianët bëjnë televizion dhe meqë këtë vit mu besua drejtimi artistik dhe prezantimi ishte mënyra ime dhe këndvështrimi im i të parit të festivalit dhe më pëlqeu shumë që fituesi i Sanremos vinin këtu dhe Ermal Meta kishte fituar në Itali…

Blendi Fevziu: Si u kthyet sërish në Sanremo, kur mendonit që e kishit humbur si ëndërr?

Alketa Vejsiu: Këtu ka ndodhur gjëja më e bukur. Unë thashë do të bëj festivalin e Shqipërisë se prandaj e kam marrë përsipër sepse Italia ka qenë gjatë gjithë kohës një ëndërr për të cilën është punuar, nuk është se ka qenë një ëndërr që e kam parë më sy mbyllur është një ëndërr për të cilën kam punuar me sy hapur …

Blendi Fevziu: Edhe keni paguar?

Alketa Vejsiu: Jo më kanë paguar dhe më kanë paguar mirë

Blendi Fevziu: Jo këto kompanitë e PR po flas?

Alketa Vejsiu: Cila kompani PR …?

Blendi Fevziu: Po flas ato në Itali…

Alketa Vejsiu : S’kam paguar absolutisht asgjë…menaxherët marrin komision për punën që t’i merr por ende nuk kam hyrë në këtë sistem. Unë jam në momentin e promovimit. Më duhej një trampolinë që të tregoja që e bëj mirë këtë punë. E bëra sepse Sanremo ka qenë ëndrra ime nuk e bëra sepse pretendoj të fitoj një kontratë pune sepse jam në Tv Klan me 3 produksione këtë vit shumë e lumtur./ Opinion.al

2 Comments

  1. Have you ever heard of second life (sl for short). It is essentially a game where you can do anything you want. Second life is literally my second life (pun intended lol). If you would like to see more you can see these second life articles and blogs

Leave a Reply

Your email address will not be published.