Vetëm 5 ditë pasi doli nga burgu, është shoqëruar sërish në polici Vladimir Gjuta. Gjuta u shoqërua nga efektivët e Gardës, pranë ambienteve të Partisë Socialiste

Vladimir Gjuta u kap me armë me vete, ndërkohë që në pi.st.oletë kishte një fishek në gojë, gati për të që.llu.ar. Pistoleta i ka rënë Gjutës pasi është shoqëruar nga 5 efektivë të gardës dhe mësohet se armën ja kanë hequr gardistët e më pas e kanë dërguar në polici.

Bashkë me pistoletën Gjutës i janë kapur edhe 120.000 euro. E mbaja pistoletën pasi do të ktheja në lekë shumën e eurove ka deklaruar Gjuta.

Fill pas arrestimit të tij Garda ka shtuar forcat e mbrojtjes për kryeministrin Edi Rama, i cili kur ka shkura në ambientet e selisë së PS ka shkruar me një makinë Benz dhe kur ëështë larguar ka ikur me një Lincoln të blinduar

Gjuta ishte ishte arrestuar në fillim të janarit të këtij viti, pasi akuzohej se kishte dhun.uar një të afërmin e tij me çe.kiç. Pavarësisht se kishte pësuar thyerje të dhëmbëve, kushëriri i Gjutës kishte tërhequr denoncimin dhe për këtë shkak Gjykata ka vendosur lirimin e tij