Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, ka qenë mbrëmjen e djeshme në festën e organizuar nga Elton John për “Oscars 2020”.
Si gjithmonë ajo guxuar me veshjen e saj, pasi u shfaqe me një fustan të dizajnuar nga stilsti Yousef Al Jasmi, ndërsa grimin ia ka besuar Lili Ismailit.
Bleona arriti që të rrëmbente vëmendjen e të gjithëve me pamjen e saj pasi fustani shkëlqente i gjithi si dhe ishte shumë transparent sa i zbulonte gjoksin.
Veshja e saj nuk i linte shumë vend imagjinatës dhe thuajse çdo gjë duket sheshit. Ndërkohë flokët i ka lënë si gjithmonë natyrale, të krehura drejt dhe të hedhura pas veshit.