Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka prezantuar veten në një klip që ka zgjatur rreth 2 minuta. Në fjalën e saj, në videon e xhiruar nga sheshi “Skënderbej”, Kim theksoi edhe njëherë tre pikat e saj prioritare në Shqipëri duke premtuar ndihmë në anëtarsimin në BE.

Më tej, ambasadorja foli pak për vete dhe karrierën e saj diplomatike në vende të ndryshme të globit, ku edhe ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara.

Pres me kënaqësi që të takoj qytetarët shqiptarë, të mësoj për trashëhiminë tuaj të pasur kulturore, të vizitoj peizazhet tuaja të mahnitshme, të shijoj kulinarinë tuaj të shijshme, të përjetoj mikpritjen tuaj të jashtëzakonshme dhe shumë gjëra të tjera. Pra ejani të komunikojmë. Mirë se iu gjeta dhe shihemi së shpejti tha Kim.