Mëngjesin e sotëm, kryeministri Edi Rama në selinë rozë mblodhi kryesinë e Partistë Socialiste, ku u diskutua për axhendën e Kongresit të PS së që pritet të zhvillohet më 29 shkurt dhe për statutin e partisë, pasi në mënyrë të befasishme është vendosur që të ndryshohet. Mësohet se statuti i Partisë Socialiste do të rishkruhet i gjithë nga e para, me qëllimin për të qenë më i thjeshtë, shumë më i paktë në faqe. Në krysinë e grupit të punës që do të hartojnë këtë status, janë Blerina Gjylameti dhe Alket Hyseni dhe ajo pritet të mirahtohet në Kongresin e 29 Shkurtit.

Pa mbledhjes Taulant Balla ka deklaruar se po punohet për rikonstuktimin e partisë dhe theksoi se shpejti do kemi një drejtues të ri politik në Shkodër. Ai e vuri theksin në ristrukturim total të partisë, përfaqësim gjinor të barabartë si dhe dha edhe një përgjigje përfundimtare lidhur me pyetjen nëse mazhoranca do të zhvillojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ai tha se nuk do t¡ ketë zgjedhje të parakoshshme.