Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte sot i pranishëm në pikën Kufitare të Kakavijës ku vijojnë kontrollet e rrepta për kalimin e paligjshëm kufitar.
Ndërkohë pas bombardimit me pyetje nga gazetarët për Operacionin Forca e Ligjit, menjëherë pas këtij takimi ai ka zhvilluar analizën në DVP e Gjirokastrës, ku ka pohuar se duhet të sekustrohen makinat e luksit në qarkullim, thonë burime për Faxweb.al.
Pasditen e sotme janë ngritur disa pika kontrolli në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë dhe Tepelenë Memaliaj.
Paraditen e sotme Veliu në një deklaratë për media ka folur për paketën ‘AntiKÇK’ dhe theksoi se OFL është e vlefshme për të luftuar krimin e organizuar “
“Akti normativ ka vetëm pesë ditë që është duke u implementuar dhe ka fuqi zbatimi deri në fund të dhjetorit. Çdo preson që do jetë pjesë e këtij akti, do jetë pjesë e hetimeve dhe nuk do të ketë asnjë tolerancë. Ligji Anti-kçk i vlefshem për të luftuar krimin e organzuar” tha Veliu.