Paralelisht me operacionin “Forca e LIgjit” që ka në qendër pasuritë e dyshuara kriminale policia e shtetit i ështe rikthyer aksioneve blic në qytete të ndryshme të vendit.
Në fokus janë personat në kërkim për vepra të ndryshme penale dhe mjetet luksoze. 10 makina me probleme në dokumentacion u sekuestruan vetëm në Gjirokastër si dhe u shoqëruan 9 persona.
Operacione të ngjashme u zhvilluan dhe në Sarandë, Fier e Elbasan e Korçë.
Në Sarandë aksioni i FNSH u përqëndrua në Qafe-Gjashtë
Në Korçë janë vendosur tre grupe të FNSH të Tiranës dhe në bashkëpunim me policinë e qytetit po kryejnë kontrolle të rrepta.