Fundjava ka nisur me diell, temperatura të larta dhe mot të kthjellët, por sinoptikanët parashikojnë një ndryshim drastik të motit në mesjavë. Shkak do të bëhet stuhia ciklonare “Kiara” që ka goditur Europën, por që do të prekë edhe Shqipërinë.
Largimi i stuhisë do të sjellë dhe ndryshim të motit. Sinoptikanët parashikojnë që Shkurti të mbyllet me temperatura të ulëta, mot tipik dimëror, e ndërsa pranvera pritet të na sjellë shumë reshje shiu.