Pas ngjarjes së rëndë që tronditi mbrëmjen e djeshme Shkodrën ku disa të rinj u përplasën me armë zjarri duke lënë të plagosur edhe një kalimtare të rastit, ka ardhur një reagim edhe nga Partia Demokratike në këtë qytet.
Me anë të ish deputetes, Izmira Ulqinaku, PD hedh akuza ndaj qeverisë Rama duke thënë krimi po sfidon forcën e ligjit në mes të qytetit. Ndër të tjera në reagimin e saj për mediat, Ulqinaku thotë se kryeministri Edi Rama dhe ministri i brendshëm Sandër Lleshaj duhet të largohen si përgjegjës kryesor për fuqizimin e krimit.