Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Veliternë në rrethin e Korçës. Një furgon ka rënë në një kanal në anë të rrugës, për shkak të kushteve të rënduara atmosferike, ku ka pasur edhe reshje bore.
Raportohet që shoferi ka mbetur i bllokuar brenda mjetit dhe ka qenë e vështirë të nxirret, edhe pse në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.
Gjithsesi drejtuesi i mjetit raportohet të jetë në gjendje të mirë dhe nuk ka plagë të rënda.