Një vello e bardhë dëbore ka mbështjellë të gjithë parkun, duke e bërë edhe më të magjishme pamjen.

Turizmi i bardhë malor ka veçantinë e tij, përveç aventurave të ngjitjes nëpër maja malesh për aventurierët, për vizitorët “dembelë” ka mundësi të tjera argëtimi.

Me dëborë dhe temperatura shumë të ulëta jashtë, mund ta shfrytëzoni për të bërë një set fotografik ndërkohë që luani në dëborë me miqtë tuaj, e ndërsa brënda ju pret një zjarr bubulak pranë oxhakut, një gotë raki, net të gjata plot gojëdhëna e tregime zanash e dragonjsh!

Metreologët flasin për vijim të reshjeve të dëborës, ndërsa rruga nuk është bllokuar akoma (shpresojmë të mos bllokohet) prandaj, vizitoni Thethin këto ditë shkurti me net të gjata, ju pret ka shumë

Faleminderit Niko Djegsina për videon!

#PKTheth nën petkun e bardhë ❄️! Një vello e bardhë dëbore ka mbështjellë të gjithë parkun, duke e bërë edhe më të magjishme pamjen. ?Turizmi i bardhë malor ka veçantinë e tij, përveç aventurave të ngjitjes nëpër maja malesh për aventurierët, për vizitorët “dembelë” ka mundësi të tjera argëtimi ?. Me dëborë dhe temperatura shumë të ulëta jashtë⛄️, mund ta shfrytëzoni për të bërë një set fotografik ndërkohë që luani në dëborë me miqtë tuaj, e ndërsa brënda ju pret një zjarr bubulak pranë oxhakut, një gotë raki, net të gjata plot gojëdhëna e tregime zanash e dragonjsh! ➡️Metreologët flasin për vijim të reshjeve të dëborës, ndërsa rruga nuk është bllokuar akoma (shpresojmë të mos bllokohet), prandaj, vizitoni Thethin këto ditë shkurti me net të gjata, ju pret ka shumë ?! Faleminderit Niko Djegsina për videon!

Posted by Administrata e Zonave te Mbrojtura, Shkodër on Wednesday, February 5, 2020