Avokati i Ardian Doçajt, Agim Martini në një prononcim për Report Tv, shprehet se ka qenë ai që ka njoftuar se klienti i tij po vjen në Shqipëri, për të bërë verifikimet e duhura duke qenë se akuzohet për pengmarrje.
Ai ka mohuar që Doçajt të jetë i përfshirë në këtë ngjarje dhe si provë të pakundërshtueshme ka vulat në pasaportë.
“Për të kryer verifikimet e duhura, sa të hiqet arsyeja që ka qenë në alert dhe sa të kontrollohet dhe të pritet të vij OPGJ për ta shoqëruar në drejtorinë e Përgjithshme të Shkodrës.
Unë avokati Agim Martini kam thirrën sallën operative të 129, duke qenë se nuk mu përgjigjën, kam marrë oficerin Behar Kraja, me sa mbaj mend, që e kam vënë në dijeni që po shkoj të drejtoria e Shkodrës bashkë me klientin tim për tu vetëparaqitur pasi ka gjithë dëshirën për të zbardhur pozicionin mesa dyshohet.
Kjo ndodh në një shtet ku media luan rolin e drejtësisë, nuk duhet të marrin role që nuk i takojnë, por në rastin konkret është media që i ka dhënë këto deklaratat sikur ka qenë pjesë e grupit që ka marrë peng. Ai ka qenë duke punuar në Europë. Është larguar në mënyrë të ligjshme dhe është kthyer me vullnetin e tij” tha avokati.