Arisa Hoxha kërkon ndihmën e të gjithëve ne që të shpëtojë babain e saj i cili ndodhet në Shqipëri, i sëmurë.

Babi ka patur Hepatit C dhe me anë të një kure mjaft të fortë, hepatiti është zhdukur por ka lënë pasoja mjaft të mbedha mbrapa. Nje pjese e madhe e mëlcisë ështe me ceroze dhe doktorët kanë dhe që duhet kryer urgjentisht një transplant mëlcie’, sqaron Arisa ndërsa thotë se ky lloj operacioni nuk realizohet në Shqipëri.

Ky lloj operacioni nuk kryhet dot në asnjë spital në Shqipëri dhe e vetmja zgjidhje është të operohet jashte shtetit. Transplanti kushton 100.000€ , të cilat familja ime e ka të pamundur ta përballojë. Babai im ka nevojë për ndihmen tuaj sa më pare te jetë e mundur. Cdo qindarkë ndihmon. Në qoftë se nuk keni mundësi të dhuroni, ju mund ta shpërndani si problem me njerëz ose kompani donacioni të cilat mund të kontribuojnë dicka. Familja ime dhe une ju jemi shumë mirënjohës , shkruan Arisa Hoxha.

Më poshtë linku ku mund të kontribuoni.

https://www.gofundme.com/f/financial-help-for-my-father039s-liver-transplant?utm_source=customer&utm_medium=copy_link&utm_campaign=p_cf%20share-flow-1&fbclid=IwAR1iEvVGSAcW0IKHIQwETkCa3AvBd32I47-glEjtMC6AbZwpbWqUrJ8k8to