Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka zhvilliuar ditën e sotme një takim me kryebashkiakët dhe nënprefektët. Në fokus të këtij takimi, Lleshaj kanë qenë tema të ndryshme që ka rimëkëmbja pas tërmetit, adresat e sakta apo edhe emrat e rrugëve në disa qytete.

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka rikthyer në vëmendje emrat e rrugëve në qytetet e Shqipërisë, disa prej tyre “bufatorik” siç i ka quajtur ai, disa të tjerë që mbajnë emra të të dënuarve. Kjo situatë, tha Lleshaj, duhet të marrë fund sa më shpejt të jetë e mundur, si pjesë e identitetit.

Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjës për rrugët sheshet etj. Ligji parashikonte që duheshin emërtuar të gjitha parqet rrugët brenda 2016. Disa bashki nuk e kanë përmbushur. Detyrat u kanë kaluar prefektëve të cilët duhet të përmbyllin punën që bashkitë nuk e kanë bërë. Për t’u paraprirë çdo problemi, është urgjente që të mbyllet saktësimi i rrugëve shesheve. Nuk tolerohen bashki apo administrata që nuk bën as që të emërtojnë rrugët.

Nëse nuk ka personalitet mund të ketë edhe alternativë për numra apo kombinim numrash apo gërmash. Ka edhe emra bombastik që ndonjë bashki ka bërë butaferik. Do të merrni adresën se ku janë. Janë disa që jetojnë në Tiranë dhe adresa e kanë diku tjetër. Duhet të bëhet integrimi i të dhënave. Do vijë një udhëzim për prefektët. Rrugët ose emra ose kombinim. Do të vlejnë. Mund të bëhet edhe vettingu i emrave që jo në pak raste ka persona që nuk duhet të jenë aty janë bërë emra rrugësh. Rruga ku banojmë është pjesë e identitetit tonë  tha ai