Forcat e Operacionit Forca e Ligjit kanë publikuar pamjet nga aksioni në Shkodër, ku edhe i janë sekuestruar pronat

Siç duket nga pamjet, edhe pse aksioni është ndërmarrë kryesisht në disa prej fshatrave të sotëm, luksi është për t’u pasur zili edhe nga milionerët më në zë të biznesit. Vilat që nuk janë më pak se dy katëshe rrethohen nga pemë super të gjata që nuk lënë as dritën e diellit që të “spiunojë” se ç’ndodh brenda gardhit të të tyre.

Gardhet bashkohen nga dyer gjigande druri, madje në një prej banesave është vendosur edhe një statujë e Shën Mërisë, si simbol i besimit të tyre katolik.

Teksa efektivët, të mbuluar me uniformat e tyre të zeza dhe më kallashë kontrollojnë banesën, përballen me rezistencën e dy prej koneve të vogla, të cilat lehin pranë të zonjës së tyre, e cila shikon me kuriozitet nga ballkoni aksionin. Sigurisht që vilat superluksoze nuk janë burg, ato janë pajisur edhe me të gjitha gjërat e nevojshme për të organizuar festa.

Vihet re një zgarë dhe frigorifer pranë pishinës, ku mesa duket organizohen festat. Pranë pishinës është një park lojrash për fëmijë, disa shezlone. Madje një pjesë e pishinës është e ndërtuar vetëm për fëmijë. Nëse kjo nuk është një jetë luksi, atëherë çfarë është? Presim se si do ta justifikojnë pasurinë

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/260371998277266/