Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka replikuar ashpër në kuvend me deputetin e Ballit Kombëtar, pjesë e opozitës së re, Artur Roshi. Gjatë replikës mes tyre, Lleshaj u irritua kur Roshi tha se shumica e policëve në Shqipëri nuk dinë të lexojnë vendimet e gjykatave. Kjo solli replikën e ministrit që tha se policët janë të mirë-shkolluar duke ironizuar se ‘ata dinë madje të lexojnë edhe fjalimet tuaja’, referuar ofendimit të deputetit të opozitës së re.
Artur Roshi: S’ka asnjë të dhënë për vrasjet që dëgjojmë, por ata që vdesin aksidentalisht, janë njerëz që kanë histori mbi supe, si rasti i babait në Kavajë. Segmentet Tiranë-Elbasan, janë kthyer në pista garash. Adoleshentë që vënë jetën e tyre në rrezik. Këto statistika mungojnë. Rrugët tona, kanë problem edhe policët e trafikut. Ata zgjedhin vende të papërshtatshme, duke vënë në rrezik jetën e tyre dhe të udhëtarëve. Qëllimi nuk është ndihma por gjobitja e qytetarëve. Policët tuaj nuk kanë kulturë të lexojnë vendimet e gjykatave. Nuk e di nëse ju i trajnoni, por shumica e tyre nuk dinë të lexojnë asnjë vendim gjykate, por ajo që është më e rëndë është se ata nuk i përfillin vendimet e gjykatave: Nuk më duhet vendimi yt i gjykatës, mua më ka thënë shefi . Pra, për ta, rëndësi ka shefi, jo ligji.
Sandër Lleshaj: Dua të theksoj se jeni i nxituar për të arritur në përfundime që i keni krijuar nga perceptime. Krimi është në ditët më të këqija. Referohuni realitetit dhe jo perceptimit