Ka mbërritur në Shqipëri, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli. Vizitën dy ditore në Tiranë, Sassoli e ka nisur me një takim me kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka zhvilluar edhe një konferencë për mediat. Gjatë konferencës, Sassoli përsëriti mbështetjen ndaj Shqipërisë për hapjen e negociatave që e cilësoi një vonesë. Rama informoi që në nisje të konferencës, se me Sassolin ka diskutuar për disa çështje, përfshirë këtu edhe paketën anti KÇK

Ndërsa, presidenti i Parlamentit Evropian, Sassoli tha se PE e mbështet luftën kundër krimit, dhe tha se partnerët e Shqipërisë do të jenë autoriteteve për të zbatuar këtë paketë. Sassoli gjithashtu shtoi se BE duhet të hapë negociatat me Shqipërinë

Në vizitën dy-ditore të presidentit të PE, parashikohet një fjalim në Kuvend në orën 15 00, si dhe takim me presidentin Ilir Metea, kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI , Monika Kryemadhi në selinë e PD