Nga Jetmir Troshani Kam tash 2 vjet qe e njoh Granit Hysenin, me te cilin miqesia asht pjek me nji brumim vellazeror prej atij qe i qendron kohes. Nuk shkuej shpesh per nji shok, po me poshte mendoj se do te qartesohet ideja dhe qellimi i ketij dedikimi
Per aftesite e tij si fotograf dhe videograf s’kam nevoje me fole, sepse puna e tij flet vete, porse per mu ne kete drejtim ai fiton medaljen e kapidanit suprem, nder ma te miret e kombit Shqiptar ne zhanrin e jetes se eger. Graniti asht nji njeri i paqte ne mendje dhe i zjarrte ne zemer, te cilin nuk do ta degjoni asnjihere duke fol per veten, prandaj mendova te flas une per te
Si fillim, po ju tham se Graniti ka nji rol thelbesor ne zanafillen e ketij grupi. Per rrjedhoje, besoj se ne nuk do e kishim ne kete nivel dinjitoz kete platforme, qe evidenton fotografine e jetes se eger ne mbrojtje te faunës, nji risi qe vuni gurethemelin historik te ketij zhanri fotografie ne trevat tona ne menyre te organizume.
Graniti me profesion asht nji dentist kirurg i shkelqyer. Me konfidence te plote, si nji nga pacientet e tij, mund te deshmoj per punen cilesore profesionale, por edhe per personin e tij me ndjeshmeri shume te larte ndaj njerezve. Nepermejt fotove, te gjithe kemi pa punen e tij detajore dentale si ne facebook, ashtu dhe instagram ku produkti final qe del nga duert e tij te arta ka forcen me mrekullue.
Ai gjithashtu asht nji kengetar me zell dhe talent. Ne nji rast kur ishte ne Shkoder, kendoi bashke me baben tem te Restoranti “Sahati i Inglizit” ne mes te Shkodres, ku e ndezi vendin si solist ashtu dhe ne duet. Restoranti ishte plot me njerez qe nuk mund te rrinin ulun nga entuziazmi. Te gjithe ishin ne kambe dhe me kuriozitet degjonin kete za te ri dhe kaq te bukur qe po buçiste ambel ne qytetin e artit.
Graniti vjen nga Peja dhe rrjedh nga nji familje fisnike pejane. Çdo prind do te ishte krenar te kishte nji djale jo vetem si Graniti, por edhe si vellai bashke me dy motrat e tij te nderuara. Suksesi i ketyre dy prinderve patjeter asht rrjedhoje i nji perkushtimi te jashtezakonshem gjate gjithe jetes tyre. Kisha dasht qe te gjithe ta degjonin filozofine e holle dhe mbreslanese te historise se makines vjeter, qe na tregoi babai Granitit ne nje darke dashamirese mes miqsh e familjaresh.
Çfare do kisha nenvizu ma shume asht se Graniti dallon si nji partner dhe prind i dashur i dy yjeve, tu i shku per shtat modelit ma te mire te shqiptarit ne ujitjen e lules se jetes, familjes tij. E duke mos lan pa permend kurrsesi kulturen qytetare, zemren e madhe bujare, intiligjencen e mpreht te veshun me karakterin e tij te fort prej fisniku
Se shpejti, Graniti, ideatori dhe drejtori artistik i nismes tone ma te fundit, do te na percjelle dokumentarin Wildlife Albanian Photographers, te nji niveli te papare dhe cilesie te re qe do te na nderoje te gjithëve si brenda, ashtu dhe jashte trojeve tona. Kjo pune e madhe ekipore qe ai ka udheheqe, do jete nji arritje maksimale e rradhes, ashtu siç ai ka ba ne çdo rast e me çdo sipermarrje ne jeten e tij
Ai nuk do ndalet me kaq, po me gjithe vullnetin dhe talentin e tij do bashkepunoj me me te gjithe ato njerez serioz dhe te perkushtum qe deshirojne nji dokumentar seri per vendin e tyre, si nji testament historik te vlerave te natyres ne mbrojtje te faunes. Graniti Hyseni, asht nji histori suksesi qe duhet marre shembull. E per kete arsy me zemer i shkruva keto rreshta