Në një intervistë për Rudina Magjistarin, Rudina Dembacaj u shpreh se lidhja e saj me ish-deputetin Mark Frroku është zyrtarizuar dhe ajo kalon kohë shumë të mirë me fëmijët e tij nga martesa e parë.
Rudina foli edhe për planet për martesë ndërkohë theksoi se për të ishte shumë e rëndësishme që fëmijët e Markut ta pranonin si shoqe shumë të mirë. Pas këtyre fjalëve, tashmë gjithçka e kemi të dokumentuar me këtë foto, portret familjar që Rudina shpërndau pak më parë në Instagram.
Nuk ka preferuar Rudina të komentojë por harmonia mes tyre është e dukshme Ne tashmë jemi një familje. Fëmijët e Markut kanë humbur gjënë më të shtrenjtë, kanë humbur nënën. Unë nuk e di nëse do ia dal ndonjëherë të jem afër nënës me veprime, por që jam një shoqe shumë e mirë, jam që tani. Dhe më beso unë nuk kam zgjedhur jetën më të lehtë që mund të zgjidhte dikush. Unë kam zgjedhur të jetoj me dashuri në gjithë vështirësitë që ka
Nuk është e lehtë që fëmijë që i ka lënduar jeta dhe nuk është e lehtë që nënë, siç është nëna e Markut, edhe prindërit e Markut që kanë goxha zemër të lënduar, të arrish dhe t’u kthesh buzëqeshjen dhe harmoninë në shtëpi. Deri tani ia kam arritur mrekullisht mirë. Jam shumë krenare që sa herë u drejtohem fëmijëve të Markut mendoj si duhet t’i drejtohet dikush fëmijës tim u shpreh Rudina pak kohë më parë për fëmijët e Markut